Punonte si roje sigurie, 32-vjeçari vret të dashurën me armën e shërbimit, më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Pontedecimo të kryeqytetit të Ligurisë.

Një 32-vjeçar  vrau të dashurën e tij 23-vjeçare dhe më pas dhe veten me armë.

32-vjeçari punonte si roje sigurie dhe arma që përdori për të kryer aktin e rëndë ishte arma e punës.

Ishte motra e 32-vjeçarit e cila zbuloi e para krimin e ndodhur. Ajo telefonoi të vëllanë por nuk i përgjigjej ndaj vendosi të shkonte në shtëpinë e tij. Kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur telefonoi policinë.

Giulia Donato është 23 vjeçarja, vajza e vrarë nga i dashuri i saj Andrea Incorvaia, një roje sigurie 32-vjeçar. 

Vajza u gjet në shtrat dhe dyshohet se u vra në gjumë.  Djali u gjet në të njëjtën dhomë me pistoletën e shërbimit në dorë. 

Sipas informacioneve të publikuara në mediat e huaja dy të rinjtë kanë pasur shpesh zënka dhe grindje dhe duket se kanë qenë gati të ndahen.