Vajza, 17-vjeçare vdes në konviktin e shkollës pasi dhimbja e saj u injorua për javë të tëra
Një 17-vjeçare ka humbur jetën në konviktin e shkollës pasi dhimbja e saj u injorua për javë të tëra.
Taylor Goodridge, 17 vjeç ndërroi jetë në Akademinë Diamond Ranch në Hurricane, Utah, SHBA, pasi u rrëzua teksa po villte por babai i saj pretendon se shkak i vdekjes është injorimi i dhimbjes së saj për disa javë.
Babai i saj Dean Goodridge, nga Uashingtoni, beson se ajo vuante nga sepsis (përgjigje ekstreme e trupit ndaj një infeksioni) për shkak të një sëmundjeje të patrajtuar pasi u ankua për dhimbje barku disa javë para se të vdiste.
Goodbridge ka ngritur një padi kundër konviktit të shkollës.
Babai pretendon se shkolla i tha vajzës së tij të pinte ujë dhe të merrte aspirinë.
Sipas zotit Goodbridge, dhimbja ishte aq e madhe sa që vajza e tij u rrëzua nga të vjellat.
Diamond Ranch Academy tha në një deklaratë: "Ne po bashkëpunojmë plotësisht dhe në mënyrë transparente me shtetin e Utah-s ndërsa ata hetojnë këtë tragjedi."
