Infermieri tregon historinë e veçantë: Pacienti i sëmurë natën e ndërrimit të viteve, kishte ndrojë të thërras urgjencën

Infermieri Kajdi Belishta në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ndau një ndër historitë që i ka mbetur në mendje nga një pacient natën e ndërrimit të viteve.

Belishta tregon se një pacient i cili kishte qenë sëmurë natën e ndërrimit të viteve kishte nguruar të telefononte urgjencën pasi mendonte se personeli mjekësor ishin pushim.

Por infermieri thotë se edhe është një ditë e shënuar personeli mjekësor janë në shërbim të pacientëve.

Kajdi Belishta: Më ka rastisur disa herë që të jem pjesë e sistemit spitalor natën e ndërrimit të viteve në 31 dhjetor. Ajo që më ka mbetur në mendje dhe që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë ndrojtja e një prej pacientëve tanë për të thirrur urgjencën me idenë që janë të gjithë pushim. Personeli  spitalit por dhe shërbime të tjera këtë natë kanë tendencën për ti shërbyer pacientëve. Ka një tip improvizimi që mund të urojmë njëri-tjetrin kolegët në punë por që fokusi është tek pacientët.

E ëma pat një dëmtim në kokë, këmbë dhe dorë. Djali ishte në dilemë nëse do të përgjigjej dikush për ndihmë. Por në fund iu dha shërbimi i duhur mjekësor në spital dhe pacientja u stabilizua. Kur vjen në spital dhe takon mamanë falënderon dhe tregon se nuk e priste një shërbim të tillë pasi mendonte se dhe ne mund të ishi duke kaluar kohë me familjet tona.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.