Gazetari nostalgjik në prag festash: Takojmë 1 herë në muaj prindërit, më përpara vijnë ata që janë jashtë atdheut
Në këtë periudhë festash dhe përfundim viti shumë prej nesh bëjnë një bilanc të asaj që kemi kaluar.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora gazetari Klodi Karaj tregoi se si ishte ky vit për të.
Ai foli dhe për ndryshimet e krijuara me kalimin e kohës.
Karaj tha se “Është fatkeqësi e madhe në kuptimin që i kemi pranë prindërit afër por edhe larg.”
Më përpara vijnë ata që janë jashtë atdheut sesa ne i takojmë prindërit, tha ai.
Klodi Karaj: Më përpara njerëzit kanë qenë më të ngeshëm, qoftë dhe për të qenë afër familjes. Njerëzit më parë dhe në një qytet të vogël punën e kishin aty. Tani punët janë të përqëndruara në Tiranë, s’mund të bëhem gazetar atje, nuk ta ofrojnë mundësinë qytetet e vogla. Është fatkeqësi e madhe në kuptimin që i kemi pranë prindërit afër por edhe larg. Të shkosh 1 herë në muaj te prindërit, është…nuk e di, më përpara vijnë ata që janë jashtë atdheut sesa ne. Kjo është një dhembshuri. Nuk është se kemi shumë faj në këtë drejtim. Jemi të stimuluar nga rrethanat.
