Bjellorusia “kërcënon” Ukrainën pasi raketat ranë në territorin e saj: Kievi të marrë masa mos të përsëritet

Pak ditë pas takimit të Putin me homologun bjellorus, në territorin e këtij të fundit kanë rënë raketa mbrojtëse të Ukrainës. Minsku zyrtar ka kërkuar llogari prë ngjarjen dhe paraljmëron që kjo ngjarje të mos përsëritet. Nga ana tjetër ministria e mrojtjes ukrainase nuk përjashton mundësinë që sulmi të jetë inskenuar nga Rusia, për të provokuar një incident mes dy vendeve

Një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase ka rënë mbi territorin Bjellorus. Kjo ndodhi gjatë një prej sulmeve më të rënda ajrore të Rusisë kundër Ukrainës deri më tani.

Pamjet nga televizioni shtetëror bjellorus duket se tregojnë mbetje raketash në një fushë.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se incidenti ishte "rezultat i mbrojtjes ajrore".

Aleatët e rusisë duke e cilësuar si një incident jashtëzakonisht të rëndë.

Bjellorusia - një aleat kryesor i Rusisë – ka thirrur ambasadorin ukrainas, duke kërkuar që Kievi të kryejë një hetim të plotë, pasi raketa S-300 ra pranë kufirit.

 “Pala bjelloruse e sheh këtë incident si jashtëzakonisht të rëndë”, tha zëdhënësi Anatoly Glaz për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që "të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen".

Nga ana tjetër Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se ishte e gatshme të ftojë ekspertë nga vendet që nuk mbështesin "shtetin terrorist të Rusisë" për të ndihmuar në hetimin e incidentit, duke shtuar se rezervon "të drejtën e pakushtëzuar për mbrojtjen dhe mbrojtjen e qiellit të vet".

Kievi zyrtar nuk përjashton edeh mundësinë e një "provokimi të qëllimshëm" në të cilin Moska lëshoi raketat e saj të lundrimit në një rrugë ku ato do të kapeshin mbi territorin bjellorus.