Stoltenberg thirrje për NATO-n: Sa më shumë armë për Ukrainën nga vendet anëtare
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë me më shumë armë Ukrainën. Sipas tij, kjo mbështetje ndaj Ukrainës është rruga më e shpejtë drejt paqes.
"I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe Putin të mos fitojë".
Kjo ka qenë thirrja e sekretarit të Përgjithshëm të Natos Jens Stoltenberg drejt vendeve anëtare të NATO-s për furnizimin me më shumë armë me Ukrainën.
Ai tha se ishte ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të merrte municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi ishte shumë e madhe.
Stoltenberg tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte rruga më e shpejtë drejt paqes.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim para një grupi liderësh perëndimorë kërkoi një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar përpjekjet për të kundërshtuar pushtimin rus.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara javën e kaluar bënë me dije ndihëm me gati 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike.