“Avatar” thyen rekordin: 1 miliard $ në arkëtimet globale
“Avatar: The way of water” ka fituar 1 miliard dollarë në arkëtimet globale në vetëm 14 ditë, duke u bërë shënuar një moment historik këtë vit. Regjisori James Cameron ka pritshmëri më të larta pavarësisht kritikës që e ka cilësuar të dobët.
Filmi “Avatar: The way of water” në vetëm dy javë pas publikimit në kinematë botërore ka arritur të arkëtojë një shumë rekord prej 1 miliard dollarë. Edhe pse u publikiua me vonesë, filmi ka rezultuar një sukses, pavarësisht komenteve të kritikës. “Avatar” një nga tre filmat e vetëm që ka tejkaluar 1 miliard dollarë këtë vit, pas Top Gun: Maverick dhe Jurassic World Dominion.
Megjithatë, regjisori James Cameron ka thënë se filmi i tij teknologjikisht inovativ duhet të fitojë 2 miliardë dollarë për të qenë një sukses i vërtetë.
Kujtojmë se "Avatar" i vitit 2009 është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, me arkëtime prej 2.97 miliardë dollarësh. Bazuar në performancën aktuale, filmi ka të ngjarë të kalojë Top Gun: Maverick si filmi më i shikuar vitit 2022.
Ky lajm mund të jetë një surprizë për kritikët, disa prej të cilëve e konsideruan "The way of water" si "një film i trishtë pa humor" në të cilin "asgjë kuptimplotë nuk ndodh" dhe "historia është pa sens ".
Të tjerët ishin më entuziastë, duke e cilësuar filmin "spektakolar " dhe një "ëndërr zgjimi ".
Avatari origjinal ishte në thelb një version fantastiko-shkencor i Pocahontas - pas historisë së njerëzve lakmitarë, kolonialistë që zhveshin burimet e një planeti të largët të quajtur Pandora.
Ngjarjet në filmin e ri zhvillohen disa vite më vonë, ndërsa Sully dhe Neytiri shkojnë nën ujë për të mbrojtur planetin e tyre nga një pushtim tjetër njerëzor, teksa përpiqen të krijojnë një familje.
Regjisori I filmave si “Terminator”, “Titanic” dhe “The Abyss”, ka pranuar se planet e tij për të ardhmen do të diktohen nga përfitimi i filmave.
