Sulmet në Ukrainë, 120 raketa u lëshuan vetëm sot. Targetohet infrastruktura

120 raketa janë lëshuar drejt Ukrainës këtë enjte. Nuk raportohet për viktima por, të paktën 3 persona u dërguan në spital. Sulmet e fundit të Rusisë kanë si qëllim infrastrukturën kombëtarë të Ukrainës

Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kievin, janë përballur me disa sulme raketore ruse mëngjesin e 29 dhjetorit.

Të paktën tre persona – përfshirë një vajzë 14-vjeçare – u dërguan në spital pasi shpërthimet goditën kryeqytetin Kiev, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.

Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që targetojnë infrastrukturën kombëtare të Ukrainës.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak,  tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.

Forcat Ajrore të Ukrainës bënë me dije se Rusia po sulmonte vendin nga "drejtime të ndryshme me raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare". Ai shtoi se një numër dronësh Kamikaze ishin përdorur gjithashtu.

Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në disa rajone, raketat ruse u neutralizuan.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lvivit pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi.

Pjesë të raketave ruse që u rrëzuan dëmtuan dy ndërtesa private në lagjen Darnytskyi të Kievit, njoftoi administrata e qytetit.

Një objekt industrial dhe një shesh lodrash në lagjet e vendosura përtej lumit Dnieper, gjithashtu u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit.

Sulmet në Ukrainë, 120 raketa u lëshuan vetëm sot.