Kujtoi se ishte hajdut, burri vret hidraulikun që po i kontrollonte tubat në ballkon
Një punonjës mirëmbajtjeje në Teksas u qëllua për vdekje teksa po kontrollonte tubacionet në një kompleks apartamentesh, kur një banor gabimisht mendoi se ishte një hajdut.
Cesar Montelongo, 53 vjeç, u gjet i plagosur në ballkonin e një apartamenti në Clayton Point Apartments në Alouette Drive në Grand Prairie në prag të Krishtlindjeve.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital të zonës ku u shpall i vdekur, tha policia.
Burri la pas gruan dhe pesë djem. Montelongo dhe gruaja e tij Candelaria, kishin planifikuar të festonin 29 vjetorin e martesës në ditën e Krishtlindjes.
Një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar me shpenzimet e funeralit.
Policia tha se Montelongo po kontrollonte në disa ballkone në kompleks për tuba të ngrira ose të shkatërruara pasi tubat kishin shpërthyer nga ngricat dhe bora në SHBA.
Një banor e pa Montelongon në ballkonin e tij, dhe kujtoi se burri ishte një hajdut dhe e qëlloi nga një dritare, tha policia
Banori nuk u arrestua dhe ka bashkëpunuar me detektivët duke rrëfyer ngjarjen.