VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti i autobusit në Rumani, për 1 sekond shoferi duhej të zgjidhte nga do shkonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2022, 13:49
Momenti kur autobusi me udhëtarët grekë u përplas me harkun metali në Rumani, është regjistruar nga një kamera sigurie.
Nga aksidenti humbi jetën një person ndërsa u plagosën 25 të tjerë.
Në videon e publikuar nga mediat rumune, shihet autobusi teksa i afrohet harkut pa ngadalësuar shpejtësinë e me dyshimin se shoferi mendonte që mjeti i tij i madh do mund të kalonte.
Siç shihet edhe në video, harku shtyp pjesën e sipërme të autobusit, i cili ngec në vend.
Avokati i shoferit argumentoi se klienti i tij “në momentin e fundit duhej të zgjidhte se ku të shkonte, brenda një sekonde duhej të vendoste nga do shkonte” dhe nga ana tjetër “nuk i kishte parë tabelat para se të arrinte ”.