Erdogan: Perëndimi provokon në vend që të ndërmjetësojë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pohuar se Perëndimi vetëm ka provokuar dhe nuk është përpjekur të ndërmjetësojë në krizën në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, tha Erdogan në një takim me të rinjtë në Erzurume, siç raporton agjencia ruse Ria Novosti, Perëndimi vetëm sa ka intensifikuar elementet e provokimit dhe nuk është përpjekur të jetë ndërmjetës” mes dy palëve.

"Ne si Turqi e kemi marrë në vend të kësaj këtë rol", në veçanti "në lidhje me korridorin e grurit të Detit të Zi", shtoi ai.