Krishtlindjet në Vatikan, Papa: Pasuria e vërtetë jo në paraja e pushteti, por marrëdhëniet dhe njerëzit
Në meshën e mbajtur në Bazilikën Shën Pjetrit, Papa Francesku drejtoi meshën e krishtlindjen ku morën pjesë mbi 7000 besimtarë.
Në fjalën e tij ati i shenjtë, edhe pse nuk e përmendi tërhoqi vëmendjen për agresionin rus ndaj Ukrainës por dhe në luftëra të tjera, duke theksuar se viktima të kësaj sjellje janë të dobëtit e të varfërit.
“Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, vëllezërit dhe motrat. Sa luftëra kemi parë! Dhe në sa vende, edhe sot, dinjiteti dhe liria njerëzore trajtohen me përbuzje. Si gjithmonë, viktimat kryesore të kësaj lakmie njerëzore janë të dobëtit dhe të pambrojturit”, tha Papa Francesku.
Duke sjellë në vëmendje lindjen e Krishtit Papa Francesku edhe një herë theksoi se pasuria e vërtetë nuk është paraja, por mirësia dhe shpirti
“Mos e lejoni veten të kapërceheni nga frika, dorëheqja apo dekurajimi. Shtrirja e Jezuit në një grazhd tregon se ku do të gjenden pasuritë e vërteta në jetë: jo në para dhe pushtet, por në marrëdhënie dhe persona”, tha ati i shenjtë.
Tradicionalisht, katolikët shënojnë natën e Krishtlindjes duke ndjekur meshën në mesnatë.
