Babagjyshi brazilian nuk ka slitë, por dhuratat i shpërndan me helikopter
Filma, karta dhe këngë të panumërta të Krishtlindjeve na thonë të njëjtën gjë: Santa Claus udhëton me një slitë të tërhequr nga drerët, por në Brazil nuk është kështu.
Ai nuk ka nevojë për Prancer, Dancer, Blitzen apo edhe Rudolph, sepse versioni brazilian i Babagjyshit është përmirësuar në një mënyrë transporti moderne për të shpërndarë dhuratat.
Santa Claus njihet si Papai Noel në Brazil dhe ai mund të shihet duke fluturuar rreth vendit gjatë gjithë dhjetorit.
Ai viziton supermarketet për t'u hedhur ëmbëlsira të rinjve të emocionuar dhe ka qenë i njohur për argëtimin e mijëra njerëzve duke kënduar këngë Krishtlindjesh në stadiumin Maracana në Rio de Zhaneiro.
Dhuruesi mistik është i veshur në mënyrë të ngjashme me Babagjyshin e përshkruar shpesh në Amerikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ka të ngjarë që të djersitet nën kostumin e tij, pasi Krishtlindjet në Brazil janë në ditët e para të verës.
Në vend që të mbështetet te oxhaqet për të hyrë në shtëpi, Santa thjesht hyn nga dera.
