Ortek në Austri, dhjetra persona mbulohen nga dëbora

Rreth dhjetë persona janë mbuluar nga një ortek në Austri, në rajonin perëndimor të Vorarlberg.

Këtë e ka bërë të ditur policia.

“Një person është shpëtuar ndërsa operacionet për gjetjen e të tjerëve vazhdojnë”, tha një zëdhënës pa dhënë detaje mbi fatin e tyre.