Kapet një sasi e madhe amfetamine në kufirin Jordani-Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2022, 21:40
Jordania ka sekuestruar një ton pilula amfetamine që kontrabandoheshin në kufirin me Irakun.
Gjithsej gjashtë milionë pilula të drogës së njohur si Captagon u gjetën brenda dy kamionëve frigoriferikë.
Ishte një nga mallrat e tilla më të mëdha të gjetura ndonjëherë, tha Departamenti jordanez i Doganave.
Edhe pse ka pasur mohime nga qeveria siriane, raportet kanë lidhur figura të fuqishme në biznes me prodhimin dhe shpërndarjen e Captagon.
Amfetamina kontrabandohet në vendet fqinje, si Jordania dhe Libani. Destinacioni përfundimtar është shpesh në shtetet e Gjirit ku ka një treg të madh.
