Sulmohet termocentrali, një punonjës vdes dhe një tjetër mbetet i plagosur në Ukrainë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi rus në një termocentral.

Sipas raportimeve të kompanisë, objekti u shkëput nga rrjeti elektrik si rezultat i sulmit dhe  puna për të rivendosur centralin do të fillojë sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë

Vendndodhja e sulmit ende nuk është specifikuar.

Rusia ka vënë në shënjestër vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në errësirë ​​dhe të ftohtë.