“Dy dashuritë e Messi-t” - Franca feston, “Pleshti” edhe dy vite në Paris

Në ekstazë për suksesin në Botëror, por i qetë dhe i qartë në lidhje me të ardhmen: Lionel Messi do të qëndrojë te PSG deri në 2024, ky lajm i bërë publik nga Le Parisien një ditë më parë gjen konfirmim nga një tjetër e përditshme franceze.

L’Equipe në faqen e parë shkruan: “Dy dashuritë e Messi-t”.

“Dy dashuritë e Messi-t” - Franca feston, “Pleshti”

Pasi udhëhoqi Argjentinën në Katar, duke i dhuruar kombit të tij titullin e tretë kampion bote, Messi po shkon drejt rinovimit të kontratës me PSG. E përditshmja franceze e cilëson këtë lëvizje si një goditje e vërtetë nga Ligue 1, duke mbajtur në gjirin e tyre lojtarin më të mirë në botë.

“Dy dashuritë e Messi-t” - Franca feston, “Pleshti”

Sipas mediave franceze, kjo nuk ishte një tratativë e vështirë, një akord që Messi dhe Al Khelaifi e kanë gjetur që në Katar. Messi dhe familja e tij ndihen mirë në Paris, janë përshtatur, ndërsa vet “pleshti” është i lumtur që mund të vijojë të konkurrojë ende në nivele të larta. Messi ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi pritet të vijë menjëherë sapo Messi të kthehet nga pushimet.