Rrezik mes tifozëve në derbin Tirana-Partizani, flakadanët hidhen drejt tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 21:20
Është evituar një tragjedi në "Air Albania Stadium" me fillimin e pjesës së dytë Tirana-Partizani kur me rifillimin e pjesës së dytë, tifozët bardheblu nisën spektaklin piroteknik.
Për një moment, mbështetësit batdheblu hodhën fishekzjarre drejt pjesës qëndrore të stadiumit, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Arbitri Eldorjan Hamitaj ndërpreu përkohësisht ndeshjen dhe e rinisi pas 13 minutave.
