Ish-producenti i filmave të Hollivudit fajtor për të dytën herë për përdhunim, denoncime nga mbi 80 gra

Ish-manjati i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein është shpallur fajtor nga një gjykatë në Los Anxhelos për përdhunimin e një gruaje duke u dënuar më 24 vite burg. 70 vjeccari u shpall fajtor për së dyti herë me akuzat e përdhunimit dhe sulmeve seksuale.

Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje.

Gjyqi dy mujor nxorri në konkluzion se Weinstein përdori ndikimin e tij për të joshur gratë në takime private.

Gjykata në Los Anxhelos të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burgim.

Aktualisht fituesi i Oskarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.

Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999.