Ukraina forcon mbrojtjen në kufirin me Bjellorusinë
Teksa Vladimir Putin takoi homologun e tij Aleksandër Lukashenko në Minsk, ukraina ka nisur të forcojë mbrojtjen kufitare të saj edhe ndaj Bjellorusisë. Shkak është bërë deklarata për stërvitjet e përbashkëta ushtarake çka mund të përkthehet në një tjetër agresion ndaj Kievit.
Përballja ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës duket se tashmë do të vendoset në kufirin bjellorus. Shkak është bërë takimi i kreut të Kremlinit Vladimir Putin në Minsk me presidentin Aleksandër Lukashenko.
Në bisedime u theksua se do të zhvillohen edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, çka për Kievin është përkthyer si një mundësi tjetër sulmi prej këtij territori. Zëvendësministri i Brendshëm Yevhen Yenin tha për BBC se Ukraina ka nisur të përforcojë kufirin në këtë territor, për të përballuar një agresion të mundshëm.
Si masë paraprake është marrë shtimi i forcave ushtarake si dhe armatime të rënda. Po ashtu edhe drejtuesit e forcave të armatosura kanë nisur strategjitë e mbrojtjes.
Gjithsesi vetë Moska ka mohuar idenë e një sulmi, apo dhe të përthithjes së Bjellorrusisë duke u bashkuar në përplasjen ndaj Ukrainës. Por në deklaratë është thënë se bisedimet Putin - Lukashenko kanë si qëllim stërvitjet e përbashkëta.
Megjithatë gjatë diskutimeve të dy presidentëve është kërkuar që Rusia të marrë masa shtesë në mbrojtjen e territorit duke shtuar se do të ketë ndëshkim për çdo shkelje të tij. Një tjetër deklaratë ishte dhe ajo e identifikimit dhe dënimit të atyre që Putin i konsideron si tradhëtarë dhe sabotatorë.
Të hënën bisedimet i ka komentuar edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price i cili tha se deklarata e Putinit ishte "kulmi i ironisë".