Mjekja iraniane vdes pasi u torturua për trajtimin e protestuesve antiqeveritar

Një mjeke që sfidoi regjimin autoritar të Iranit duke trajtuar protestuesit ka vdekur, pasi ajo u raportua se u torturua, duke përfshirë edhe nxjerrjen e një syri.

Viktima mjekja Aida Rostami u zhduk pas një turni në spital në Teheran dhe kur familja e saj thirri policinë, ata pretenduan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë.

Por, kur u mor trupi i saj në morg e gjetën të mbuluar me mavijosje.

Kishte lëndime në ijë, të dy krahët i ishin thyer dhe njëri nga syt i ishte nxjerrë ndërsa qepallat i ishin qepur.

Kur familja e saj u ankua se ajo nuk kishte vdekur në një aksident me makinë, zyrtarët pretenduan se ajo ishte rrahur dhe hedhur nga një urë nga një burrë me të cilin ajo kishte një lidhje.

Familja tha se hera e fundit që dëgjuan nga ajo ishte kur ajo thirri nënën e saj nga spitali për të pyetur nëse donte që ajo të merrte ndonjë gjë përpara se të kthehej në shtëpi më 12 dhjetor.

Klinikat dhe spitalet janë bërë terrenet më të fundit të betejës ndërsa regjimi përpiqet të shuajë protestat që kanë përfshirë vendin.