"Katargate", gazeta belge: Ministri i Punës së Katarit person "kyç", hynte dhe dilte në Parlamentin Evropian

Ndërsa në Europë janë bërë arrestimet e para për Katargate dhe drejtësia po vazhdon me punën e saj, në Katar këmbëngulin se nuk kanë lidhje me rastin e ndikimit përmes financave.

Megjithatë, raporti belg i Le Soir tregon se në Doha është një person që ka qenë në kontakt të ngushtë me Parlamentin Evropian.

Ai është Ministri i Punës i Katarit, Ali bin Samih Al-Marri.

Në një vend ku qeveria ushtron një pengesë në nivelin e mesazheve që dalin, Al Marri ka qenë zëdhënësi i tij për çështjet e të drejtave të njeriut.

Ai mori pjesë në institucione ndërkombëtare si Liga Arabe dhe Forumi Azi-Paqësor, shpesh paraqitej si anëtar i "shoqërisë civile të Katarit" dhe drejtoi Komisionin Kombëtar të të Drejtave të Njeriut në Katar për një dekadë.

Al Marri trajtoi çështjen e besueshmërisë së të drejtave të njeriut të Katarit.

Rasti i Kupës së Botës dhe zhurma për mijëra punëtorë migrantë që u vranë në kantieret e ndërtimit janë gjithashtu të freskëta, ku zyrtarisht kishim rreth 400 të vdekur.

Nga tetori 2021, Al Marri është Ministër i Punës.

Vendi i tij ka miratuar reformat e ligjit të punës, të cilat organet ndërkombëtare konsiderojnë se nuk janë zbatuar plotësisht.

Ai vetë mbajti një qëndrim të ashpër, nuk pranoi asnjëherë krijimin e një fondi kompensimi për punëtorët që humbën jetën në kantieret.

Pavarësisht kësaj, për bashkëbiseduesit e tij të huaj ai linte përshtypjen e një njeriu të “hapur”, përparimtar, të paktën sipas standardeve të vendit.

Vetëm kjo e bëri atë një bashkëbisedues të mirë për Evropën.

Në vitin 2022, kontaktet me Parlamentin Evropian u intensifikuan.

Në maj, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i uroi mirëseardhjen në Bruksel.

Në fund të tetorit ai ishte takuar në Doha me Eva Kailin, ende nënkryetare e Parlamentit Evropian.

Më 14 nëntor, Al Marri foli me nënkomitetin e Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Të pranishëm si anëtarë të komisionit ishin Marc Tarabella dhe Andrea Coccolino, emrat e të cilëve janë përfshirë në hetimin e Katargate.

Të dielën, pas arrestimeve dhe marrjeve në pyetje që pasuan, qeveria e Katarit hodhi poshtë kategorikisht akuzat "që e lidhin qeverinë tonë me sjellje të pahijshme".

Një diplomat shtoi komentin mjaft banal se "ata respektojnë legjislacionin e vendeve të treta në të cilat veprojnë".