Paralajmërohen Harry dhe Meghan “Çifti të qëndrojë larg kurorëzimit të Mbretit, rrezikojnë edhe titujt”

Harry dhe Meghan duhet të qëndrojnë larg kurorëzimit të Mbretit Charles.  Elita britanike ka paralajmëruar çiftin se mund të përballen me fyerje publike nëse marrin pjesë në ngjarjen mbretërorë në muajin Maj.  Reagimi vjen pas publikimit të dokumentarit të çiftit ku familja mbretërore akuzohet për racizëm. Harry dhe Meghan rrezikojnë edhe titujt mbretërorë.

Pas publikimit të dokumentarit “Harry dhe Meghan”, çifti rrezikojnë të përjashtohen nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles, që pritet të mbahet në muajin Maj. Paralajmërimi ka ardhur njëzëri nga disa përfaqësues të elitës britanike. Ish-politikani konservator David Mellor është shprehur:

 “Ata fitojnë para, duke shitur familjen e tyre. Unë mendoj se duhet bërë e qartë se populli britanik nuk i dëshiron. Ata nuk duhet të vijnë kategorikisht në kurorëzimin e Mbretit Charles”.

Elita britanike madje ka paralajmëruar çiftin se mund të përballen me fyerje publike nëse marrin pjesë në ngjarjen mbretërorë. Një sondazh shpërthyes ka zbuluar gjithashtu se gati gjysma e britanikëve besojnë se Sussex-ëve duhet t'u hiqen titujt mbretërorë dhe dyzet e dy për qind mendojnë se Harry nuk duhet të jetë më në linjën e trashëgimisë.

Reagimi vjen disa ditë pasi episodet e para të serialit ngrinin pretendimet e Harry-t për "paragjykim të pavetëdijshëm" dhe racizëm në Familjen Mbretërore.

Ish-udhëheqësi konservator Iain Duncan Smith u shpreh: "Nëse nuk e pëlqejnë familjen mbretërore, pse do të merrnin pjesë në kurorëzim?"

Qëndrimit kundër iu bashkua edhe historiania Antonia Fraser:

 “Shpresoj që të mos vijnë sepse dua që Mbreti dhe Mbretëresha të jenë në qendër të vëmendjes. Më shqetëson,se nëse vijnë, kamerat mund të humbasin kohë me to. Ata duhet të qëndrojnë të kapur për dore në Hollywood.”

Që nga publikimi i tre episodeve të para të shfaqjes së tyre Netflix, Harry dhe Meghan kanë marrë reagime negative. Ndërsa Princi Harry lindi në monarki, Meghan Markle mori titujt pas martesës së saj me Harry-n në maj 2018 deri sa njoftoi largimin e tyre në Janar, 2020.