Macron: Nga viti 2023 prezervativët pa pagesë për të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2022, 22:24
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi sot futjen e një dispozite të re që do t'u lejojë të rinjve nga 18 deri në 25 vjeç të marrin prezervativë falas në farmacitë franceze nga 1 janari 2023.
“Në farmaci prezervativët do të jenë falas për moshat 18-25. Ai do të nisë më 1 janar. Është një revolucion i vogël në parandalim”, tha ai.
Deklaratën lideri i Parisit, e bëri me rastin e një cikli të të ashtuquajturit Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers.
