4-vjeçari i humbur në shkretëtirën afrikane me hiena e çakenj gjendet i gjallë pas 6 ditësh

Një djalë 4-vjeçar ka arritur të mbijetojë i vetëm pasi humbi në një shkretëtirë keniane, Afrikë për gjashtë ditë e në territorin e grabitqarëve.

Djali nga qyteti Asa, për mrekulli mbeti i palënduar, pavarësisht se endej mbi 11 milje nga shtëpia e tij dhe në shkretëtirën e mbushur me çakej dhe hiena.

Djali i ri ishte zhdukur gjatë një stuhie pas një dite duke kullotur bagëti me vëllezërit e tij më 28 nëntor. Gjatë motit të rrëmbyeshëm, djali u nda nga vëllezërit e motrat e tij dhe e gjeti veten të humbur në shkurret keniane.

Pas gjashtë ditësh vetëm, djali i ri u gjet përfundimisht nga një grup kërkimi. Ai u pa nga ajri nga piloti Roan Carr-Hartley i cili punonte për Sheldrick Ëildlife Trust aty pranë.

4-vjeçari i humbur në shkretëtirën afrikane me hiena e

Piloti Roan Carr-Hartley, duke shkruar një postim për incidentin, tha se u nis për të kërkuar djalin herët në mëngjes.

"Në kohën kur unë isha lart një grup kërkimi prej 70 burrash po kërkonin nëpër shkurre të egra në kërkim të djalit të vogël. Kisha një drejtim të përafërt të vendndodhjes së grupit të kërkimit që më dha shefi. Grupi e kishte gjurmuar djalin në një zonë shtatë kilometra larg fshatit të tij, por më pas gjurmët filluan të bëheshin të palexueshme.'

Për katër orë, piloti skanoi zonën pa fat, duke zbuluar vetëm tufa hienash dhe çakejsh.

“Ishte një mjedis i pafalshëm për çdo person të ishte vetëm, e lëre më një fëmijë kaq i vogël”, shkroi Carr-Hartley.

4-vjeçari i humbur në shkretëtirën afrikane me hiena e

I vetmi ngushëllim i lajmit të mirë ishte se kishte rënë shi kohët e fundit, që do të thotë se djali të paktën do të kishte pirë ujë.

Pas një qëndrimi të gjatë në ajër, piloti u kthye në bazë për t'u furnizuar me karburant, përpara se të nisej përsëri për tre orë e gjysmë të tjera.

“Dukej e pashpresë të kërkoja për një djalë të vogël në një hapësirë kaq të madhe shkretëtirë. Ka pasur raste kur nuk kam qenë në gjendje të gjej një elefant për një javë, e lëre më një fëmijë katërvjeçar," tha ai.

Por pavarësisht se binte shi sërish atë natë, që do të thotë se djali i humbur do të ishte në gjendje të gjente ujë, moti i kishte humbur gjurmët. Grupi i kërkimit po humbiste shpresën.

4-vjeçari i humbur në shkretëtirën afrikane me hiena e

Më pas, pesë ditë më vonë pasi djali ishte zhdukur, piloti mori një tjetër telefonatë nga shefi duke i thënë se kishin gjetur sërish gjurmë  9 milje nga shtëpia e tij.

Të nesërmen, Carr-Hartley u kthye përsëri në ajër, i vendosur për të gjetur djalin e ri, me grupin e kërkimit ende në këmbë.

Pas një ore kërkimi  mrekullia ndodhi deh ai pa nga ajri djalin e vogël.

4-vjeçari i humbur në shkretëtirën afrikane me hiena e