"Sërish dyshime për krime lufte", Zelenksi: 10 civilë u vranë nga sulmet ruse
Ukraina sërish pretendon se Rusia ka kryer krime lufte pasi disa sulme ajrore lanë të vdekur 10 civilë në lindje të vendit. Zelenski dyshon se sulmet ishin të ashpra dhe se Moska i kishte shënjestruar me qëllim civilët.
Një sulm ajror rus dyshohet se ka lënë disa civilë të vdekur në lindje të Ukrainës, në qytetin Kurakhovo.
Presidenti Zelenski pretendon se sulmi ishte i qëllimshëm.
"Të paktën 10 persona humbën jetën nga szulmet e ashpra dhe të qëllimshme në Kurakhovo. Sulmet kanë ndodhur në treg, në ashensor, në pika karburanti, në stacionin e autobusëve dhe në pallat," tha ai.
Kirill Timoshenko, zëvendës shefi i zyrës së Zelenskit dënoi sulmin më herët në Telegram, së bashku me një video të ndërtesave në zjarr.
Terroristët janë çnjerëzor, shkroi Timoshenko. Dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë.
Kurakhovo është një qytet në rajonin Donjeck, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Zelensky tha gjithashtu se katër policë u vranë nga një minë ruse ndërsa po punonin për të stabilizuar rrjetin e energjisë në rajonin jugor të Khersonit. Katër policë të tjerë janë trajtuar për lëndime.
Rusia mohon se po synon qëllimisht civilët, por forcat ruse kanë shënjestruar qytete në të gjithë Ukrainën.