Skandal në Turqi, imami e martoi vajzën e tij 6-vjeçare me një 29-vjeçar që abuzoi seksualisht me të
Një rast i paimagjinueshëm i abuzimit seksual me një të mitur është zbuluar në Turqi, ku një baba e martoi vajzën e tij 6-vjeçare me një 29-vjeçar që abuzonte çdo ditë me të.
Skandali u zbulua pasi ajo vetë denoncoi në vitin 2020 atë që po i ndodhte.
Siç u bë e ditur nga gazeta turke “Bir Gun”, Yusuf Ziya Gumusel, i cili ishte lider i sektit islamik “Ismailaga” vendosi të martojë vajzën e tij në moshën 6-vjeçare me një 29-vjeçar me martesë fetare.
Vajza, në fakt ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa duhet theksuar se gruaja e imamit ishte kundër martesës së vajzës në atë moshë, por babai i saj e dërgoi vajzën në banesën e të riut Qadir Istekli, kur gruaja e tij mungonte nga shtëpia.

Reagime të forta në Turqi
Edhe pse aktakuza e përgatitur nga prokuroria kërkonte që tre të pandehurit të dënoheshin me të paktën 27 vite burg, askush nuk u arrestua dhe çështja nuk vazhdoi deri tani që u bë publik rasti nga gazeta turke, duke shkaktuar zemërim të madh që dje në rrjetet sociale.
Fotot e 6-vjeçares me fustan nusërie po qarkullojnë orët e fundit dhe po shkaktojnë neveri në opinionin publik të vendit fqinj, duke detyruar të gjitha palët të ngrihen dhe të dënojnë.
Përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP, Omer Çelik, tha se ata do të qëndrojnë pranë viktimës.
Papa qau për Ukrainën: Zot, ne kemi kohë që kërkojmë paqe
8 Dhjetor, 19:26
“Po ndjekim me vëmendje lajmet në media se një fëmijë është abuzuar seksualisht në moshën 6-vjeçare. Ne dënojmë abuzimin e fëmijëve. Abuzimi i fëmijëve është një krim i urryer që nuk do të falet kurrë”.
Kreu i Partisë Popullore Republikane CHP, Kemal Kilicdaroglu, tha se ata që abuzuan seksualisht me fëmijën gjashtë vjeçar do të marrin atë që meritojnë.
Liderja e Partisë së Mirë IYI, Meral Aksener tha se “ajo që i ndodhi vajzës sonë 6-vjeçare nën mbulesën e një komuniteti fetar është një perversitet i madh, abuzim dhe përdhunim i qartë. Ne gjithmonë do t'i mbrojmë fëmijët tanë nga të gjitha duart e pista."
Kryetari i Partisë Zhvillim dhe Përparim DEVA, Ali Babajan, tha se ky ishte përdhunim, jo abuzim i fëmijëve.
Kreu i Partisë së Ardhmërisë Ahmet Davutoglu tha se sulmi seksual i një 6-vjeçarje është një krim kundër njerëzimit.
Deputetja pro-kurde e HDP-së, Oya Ersoy, i dërgoi një pyetje në lidhje me rastin nënpresidentin turk Fuat Oktay dhe Ministrive të Brendshme, Drejtësisë dhe Familjes.

Si e kuptoi vajza se ishte viktimë e abuzimit
Padia u ngrit në vitin 2020 nga vajza me pretendimin se ajo ishte abuzuar seksualisht çdo ditë gjatë fëmijërisë së saj.
Vajza një ditë dëgjoi në një emision radiofonik për vajzat e reja që martoheshin.
Më pas ajo kuptoi se ajo që kishte përjetuar nuk ishte një lojë, siç e karakterizoi i shoqi, por se ajo vetë ishte viktimë e abuzimit seksual.
Në padinë që ka bërë, ajo ka paraqitur edhe foto nga dasma e saj e pretenduar, si dhe foto me mavijosje në trup dhe regjistrime audio të abuzimit të saj.
Siç raportoi ajo, sulmet seksuale të bashkëshortit të saj ishin të vazhdueshme.
Në vitin 2012, kur ishte 14-vjeçe, ajo shkoi në spital për shkak të një anomalie në ciklin e saj ku raportoi për abuzim seksual. Por hetimet u ndërprenë pasi nuk kishte vend për ndjekje penale.
Më në fund në vitin 2022 prokuroria vendosi se ka pasur abuzim seksual dhe se krimi është kryer në mënyrë të përsëritur edhe pse njeriu që akuzohet për përdhunim dhe u martua me vajzën 6-vjeçare, është i lirë.

