Elon Musk shndërrron Twitter në hotel për punonjësit

Elon Musk shndërrron Twitter në hotel për punonjësit

BBC ka siguruar disa fotografi të zyrave në Twitter, të  shndërruara në dhoma gjumi, të cilat autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si shkelje të mundshme të kodit.

Një foto tregon një dhomë me një krevat dopio, një garderobë dhe shapka.

Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në seli që kur bleu firmën.

Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të Twitter duke thënë se "do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë" për të pasur sukses.

Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese.

Musk tha se shtretërit ishin marrë për "punonjësit e lodhur".

Në një postim, Musk postoi se ai do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohet organazimi.

BBC-së ka siguruar gjithashtu fotografi të divaneve në Twitter duke u përdorur si shtretër.

Një dhomë tjetër konferencash ka një orë alarmi dhe një fotografi të vendosur mbi një shtrat.

"Duket si një dhomë hoteli," tha një ish-punëtor. Ata vazhduan duke thënë se Musk fle rregullisht në selinë e Të itter në San Francisko.

Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga BBC.

Senatori i shtetit të Kalifornisë Scott Wiener i tha BBC të mërkurën: "Ai tani po i bën punëtorët të flenë në Twitter. Është e qartë se ai nuk kujdeset për njerëzit. Ai nuk kujdeset për njerëzit që punojnë për të."

Një zyrtar i Departamentit të Inspektimit të Ndërtimit tha: Ne duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç është menduar.

Elon Musk shndërrron Twitter në hotel për punonjësit