Pse truri ynë beson gënjeshtrat?

Pse kaq shumë njerëz besojnë gënjeshtrat?

Fajësoni trurin.

Shumë nga vendimet që marrim si individë dhe si shoqëri varen nga informacioni i saktë megjithatë, paragjykimet dhe predispozitat tona psikologjike na bëjnë të pambrojtur ndaj gënjeshtrave.

Si rezultat, keqinformimi ka më shumë gjasa të besohet, të mbahet mend dhe të kujtohet më vonë edhe pasi mësojmë se ishte i rremë.

"Në çdo nivel, unë mendoj se dezinformimi ka përparësinë," tha Nathan Walter , një profesor i studimeve të komunikimit në Universitetin Northwestern, i cili studion korrigjimin e dezinformatave.

Askush nuk është plotësisht i imunizuar ndaj gënjeshtrave, pjesërisht për shkak të mënyrës se si është ndërtuar njohja jonë dhe sesi keqinformimi e shfrytëzon atë.

Ne përdorim shkurtesat mendore, ose heuristikat, për të bërë shumë nga gjykimet tona, të cilat na sjellin dobi. Por tendencat tona njohëse mund të na bëjnë të ndjeshëm ndaj dezinformatave nëse nuk jemi të kujdesshëm.

"Si parazgjedhje, njerëzit do të besojnë çdo gjë që shohin ose dëgjojnë," tha Stephan Lewandowsky, një psikolog kognitiv në Universitetin e Bristolit, i specializuar në të kuptuarit se si njerëzit reagojnë ndaj korrigjimeve të dezinformatave, raporton washingtonpost. 

Pasi kemi dëgjuar dezinformata, është e vështirë të çrrënjohemi edhe kur duam të dimë të vërtetën. Studime të shumta kanë zbuluar se keqinformimi mund të ndikojë ende në të menduarit tonë edhe nëse marrim një korrigjim dhe besojmë se është e vërtetë, një fenomen i njohur si "efekti i ndikimit të vazhdueshëm".