Qyteti zhvishet për kalendarin nudo për të mbledhur para për banoren e prekur nga kanceri

Pothuajse një qytet i tërë u zhvesh për të pozuar për një kalendar nudo për të mbledhur fonde për një grua vendase që iu rikthye kanceri.

Shumë vendas në Crookwell, Uellsi i Ri Jugor, Australi u zhveshën për Ally Jaffrey pasi mielofibroza e saj, një lloj i rrallë kanceri i palcës së eshtrave, u kthye. 32-vjeçarja ka bërë 80 transfuzione gjaku në vitet e fundit duke mbajtur larg sëmundjen.

Ally tha se ishte “e tronditur” kur zbuloi se 145 nga fqinjët e saj po pozonin për një kalendar të zhveshur për nder të saj.

“Ndihem shumë e përulur dhe e tronditur nga mbështetja e komunitetit që na është treguar. Është një gjë e bukur të jesh pjesë e një komuniteti që kujdeset kaq shumë.” – tha ajo.

Kalendari u konceptua, u shkrep dhe u printua brenda katër javësh me ndihmën e një fotografi vendas.

Në një seri imazhesh, anëtarët e komunitetit shihen duke mbrojtur organet e tyre me një sërë sendesh të vendosura me zgjuarsi.

Qyteti zhvishet për kalendarin nudo për të mbledhur para për