Ky është i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në Kosovë në hyrje të maternitetit

Një vrasje e rëndë ka tronditur Kosovën pasditen e sotme rreth orës 18:00 në hapësirat e QKUK-së, saktësisht para spitalit të Gjinekologjisë ka ndodhur një vrasje.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare është vrarë me thikë në mënyrë makabre nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas medieve vendase bëhet me dije se personi që akuzohet për vrasjen është Sokol Halili, i cili ka qëlluar me thikë ish-bashkëshorten e tij, një 35-vjeçare shtatzënë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.” – njofton policia.

Ndërkohë, është larguar trupi i pajetë i viktimës femër, 35-vjeç, nga oborri i QKUK-së në Prishtinë. Mësohet se viktima ka qenë e divorcuar dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Viktima po ashtu është pranuar në fundjavë në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes. Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.