Biden dhe Macron: Mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2022, 20:04
Emmanuel Macron, gjatë një vizite në SHBA, tha në një intervistë se sipas mendimit të tij një tryezë bisedimesh me Vladimir Putin për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës është ende e mundur.
Megjithatë, presidenti francez theksoi se paqja e drejtë nuk është një paqe që mund t'u imponohet ukrainasve.
SHBA dhe Franca do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, thanë Joe Biden dhe Emmanuel Macron në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Zyrën Ovale.
Të dy presidentët riafirmojnë mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën dhe u zotuan t'i ofrojnë asaj ndihmë politike, të sigurisë, humanitare dhe ekonomike për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
