Gjermania lehtëson shtetësinë, mund të merret edhe brenda 3 viteve nëse dikush përshtatet

“Gjermania është bërë prej kohësh vendi i shpresës”, përmes këtij mesazhi Kancelari Olaf Sholz ka bërë të ditur se do të ecë përpara me përpjekjet për të lehtësuar procedurat për marrjen e dokumenteve gjermane prej emigrantëve të rregulla.

Madje ai shtoi se duhen rregulla më të mira për natyralizimin e të gjithë grave dhe burrave.

Rishikimi i rregullave të shtetësisë është pjesë e reformave të bëra të ditura nga koalicioni tre-partiak i socialdemokratëve të qendrës së majtë. Ndërkaq Ministria e Brendshme tha të premten se projektligji është në përfundim.

Mediat kanë bërë të ditur se  shtetësia do të mund të merret edhe brenda tre vitesh nëse një person ka shënuar arritje të veçanta në përshtatjen e jetës në këtë shtet, por edhe për të tjerët afat mund të shkojë në 5 vite.

Nga ana tjetër edhe Fëmijët e lindur në Gjermani do të kenë menjëherë dokumentet nëse njëri prind ka qenë rezident i ligjshëm për pesë vite.

Rreth 131,600 njerëz morën shtetësinë gjermane vitin e kaluar, një e katërta e tyre qytetarë të vendeve të tjera të BE-së.

Popullsia e përgjithshme e Gjermanisë është rreth 84 milionë.

Në të kundërt me propozimet Blloku kryesor i opozitës së qendrës së djathtë, Bashkimi kundërshton planet për të liberalizuar ligjet e natyralizimit.