Kina në protestë, mijëra qytetarë mbushin rrugët kundër kufizime për Covid-19

Në Kinë janë intensifikuar protestat kundër rikthimit të masave  ndaj COVID-19. Reagimet e forta kane ardhur pas vrasjes se 10 personave ne një bllok apartamentesh pas tubimeve të para.

Në Shangaj mijëra persona kanë mbushur rrugët në kujtim të viktimave, por për të reaguar kundër kufizimeve të kërkuara.

Tashmë kanë nisur edhe kërkesat për dorëheqjen e presidentit Xi Jinping.

Në reagimet e fundit disa protestues kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule për viktimat.

Të tjerë u dëgjuan duke kërkuar "Xi Jinping, largohu" dhe "Partia Komuniste, largohu".

Disa mbanin gjithashtu pankarta të bardha bosh si një shprehje kundërshtimi të udhëheqjes komuniste por dhe duke respektuar 10 personat e vrarë.

Deri më tani autoritetet kineze kanë kundërshtuar akuzat për vrasjet por po ashtu është kërkuar edhe falje për situatën duke theksuar se do të rivendoset rendi duke hequr gradualisht edhe kufizimet

Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.