Referendumi për Skocinë ra, po tani?
Skocia nuk mund të organizojë referendum për pavarësinë pa pyetur më parë Londrën, tha në vendimin e saj Gjykata e Lartë britanike. Liderët politik skocezë kanë thënë se e respektojnë vendimin, por kjo çështje nuk pritet të ik shpejt nga debati politik në Londër dhe Edinburg.
Gjykata e Lartë britanike ka hedhur poshtë kërkesën e skocezëve për pavarësim nga Londra.
Me anë të një vendimi unanim, gjyqtarët vendosën se qeveria skoceze nuk ka autoritetin për të çuar në parlament legjislacionin për referendum pa lejen e Ëestministerit.
Por për analistët politikë britanikë kjo nuk do të thotë se dosja e pavarësisë do të largohet shpejt nga tryezat e politikanëve.
Në skenarin e parë, partia në pushtet në Skoci, e cila mban një linjë të fortë pro pavarësisë mund të ndërtojë një shumicë më të madhe në parlament dhe ta mbajë të hapur këtë temë deri në zgjedhjet e ardhshme.
Duke qenë se publiku është i ndarë thuajse me thikë, gjysmë për gjysmë, pro dhe kundër pavarësisë, një skenar i dytë është që kjo dosje të lihet në heshtje për shkak të problemeve me ekonominë si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Një mundësi tjetër është edhe shembulli i Katalonjës në Spanjë, për të vijuar me referendumin pa lejen e Ëestministerit. Kjo ka pak gjasë të ndodhë për arsye sepse liderët e partisë në pushtet në Skoci kanë thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës së Lartë.
Por ajo që dihet me siguri është se kjo çështje nuk do të ik shpejt nga debati politik në Edinburg dhe Londër.