Rriten në mënyrë prapavepruese pagat e mjekëve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar grek
Është dorëzuar sot në Kuvend projektligji “Përkujdesi dytësor, trajnimi mjekësor, rregullimi i pagave për të gjithë mjekët dhe stomatologët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe dispozita të tjera të Ministrisë së Shëndetësisë” të shtetit fqinj Greqisë.
Projektligji rrit në mënyrë retroaktive pagat e mjekëve, duke zbatuar njoftimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Rritjet e pagave dhe shtesave të mjekëve do të paguhen në mënyrë prapavepruese nga data 28 qershor 2022.
Në të njëjtën kohë, nga data 1.1.2023 do t'i paguhet shtesa spitalore për kategorinë e përcaktuar.
Akset kryesore dhe objektivat më specifike të projektligjit janë kryesisht si më poshtë:
Reforma e rregullimeve të veçanta të pagavedhe rritja e pagave për mjekët dhe stomatologët
Përmirësimi i formimit klinik të marrë nga të diplomuarit në Mjekësi
Ndryshimi i kuadrit ligjor që rregullon vlerësimin dhe përzgjedhjen e mjekëve të Sistemit Kombëtar Shëndetëso
Përmirësimi i arsimit mjekësor etj.
Me ndërhyrjet legjislative, pritet forcimi numerik dhe thelbësor i potencialit mjekësor të vendit dhe i kushteve të tij të punës, me synimin përfundimtar përmirësimin e sistemit shëndetësor publik dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore në dobi të qytetarëve grekë.
