Rusia lëviz fshehurazi 100 raketa duke shkaktuar frikë

Komandantët e Moskës kanë zhvendosur fshehurazi pothuajse 100 raketa të mbrojtjes ajrore nga Bjellorusia në Rusi , duke shkaktuar frikë për një përshkallëzim më të madh në Ukrainë.

Një ekspert i Rusisë i tha Mirror: Çfarëdo që Rusia ka në mendje t'i shkaktojë Ukrainës, Kremlini duket se pret hakmarrje në tokën e tij nga Ukraina ose Perëndimi.

Analistët besojnë se me këto lëvizje raketore të bëra kaq shpejt, pak para bombardimeve masive të kësaj jave, të dyja janë të ndërlidhura.

Nga 9-13 nëntor rreth 20 IL-76 fluturime të mëdha transporti ushtarak u regjistruan nga Bjellorusia në aeroportet ushtarake në Rusinë perëndimore dhe jugore.

Në të njëjtën kohë, Moska po forcon mbrojtjen e saj në rajonin jugor për të penguar përparimet e mëtejshme të Ukrainës, duke ndërtuar sisteme të reja llogore pranë kufirit të Krimesë.