VIDEO/ Burri inskenon vdekjen e tij prej borxheve, momenti kur kuptohet se ishte gjallë

Një video është bërë virale javën e kaluar në rrjet ku një burrë nga Indonezia inskenoi vdekjen e tij për ti shpëtuar borxheve. E akoma më shumë viral u bë momenti kur njerëzit kuptuan që ai ishte gjallë në arkivol.

Në videon virale, një burrë 40-vjeçar i identifikuar me inicialet e tij U.S. u pa i shtrirë në një arkivol të hapur. I rrethuar nga disa njerëz që besonin se ai kishte vdekur, ai shihet duke lëvizur ngadalë sikur të kthehej në jetë.

Ajo video është filmuar më 11 nëntor në një klinikë në Bogor, Java Perëndimore. Para futjes së tij në arkivol burri dhe gruaja e tij pagoi një ambulancë me një arkivol për t'i çuar ata nga shtëpia e tyre në Xhakartën e Jugut, ku ata thanë se do të merrnin trupin e një familjari të ndjerë.

Shoferi i ambulancës tha se çifti dukej shëndoshë e mirë kur hipën në automjet.

Më pas ata kërkuan një ndalesë të shkurtër në një zonë pushimi në autostradë, gjatë së cilës kohë burri u fut në arkivol. Shoferi vuri re se ai ishte zhdukur kur ata rifilluan udhëtimin e tyre.

Ambulanca më pas rifilloi udhëtimin e saj për të transportuar arkivolin në një klinikë, me sa duket për të shpallur vdekjen e burrit. Megjithatë, ai "u kthye në jetë" në klinikë, por dukej se po humbiste vetëdijen. Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Bogor, i cili duhej të nxirrte një deklaratë duke mohuar se U.S. ndërroi jetë në spital.

Pas nisjes së një hetimi për rastin, policia dje tha se mësoi se burri falsifikoi vdekjen e tij me ndihmën e gruas së tij.

"Shoferi i ambulancës dëshmoi se ata dëgjuan gruan duke u ankuar për borxhin e familjes dhe se shumë borxhinj vinin të kërkonin paratë e tyre," tha shefi i policisë.

Sipas ligjit indonezian, mashtrimi i qëllimshëm i autoriteteve është një krim i dënueshëm deri në 1 vit burg.