"Frikë nga i ftohti i madh", 10 milionë ukrainas pa energji elektrike në rajonin e Kievit

Përtej betejës së armatosur, shqetësim për Ukrainën është  edhe i ftohti i madh që po vjen. Reshjet e para të borës në Kiev si dhe fillimi i dimrit do të ndikojnë në operacionet e luftës, si dhe në jetën e civilëve, duke pasur parasysh, bastistjet e përsëritura të Rusisë në rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lwnw 10 milionë qytetarë pa energji elektrike.

Forcat ruse vazhdojnë bombardimet në tokën ukrainase. Rusët kanë goditur Kievin, Odessa Dnipro dhe Zaporizhzhia ku ka pasur 7 viktima.

Por përtej betejës së armatosur, shqetësimi është edhe për të ftohtin e madh që vjen.

Reshjet e para të borës në Kiev si dhe fillimi i dimrit do të ndikojnë në operacionet e luftës, si dhe në jetën e civilëve, duke pasur parasysh, bastistjet e përsëritura të Moskës në rrjetin energjetik të Ukrainës.

“Për momentin ka mbi dhjetë milionë ukrainas pa energji elektrike”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes, duke specifikuar se ndërprerjet e energjisë kryesisht përfshijnë rajonin e Kievit.

Shenjat e vetme të relaksimit vijnë nga Ankaraja ku presidenti Erdogan ka konfirmuar rinovimin e marrëveshjes për grurin, e cila zgjatet edhe për 120 ditë të tjera. “Është thelbësore për sigurinë globale të ushqimit”, theksoi presidenti turk Erdogan.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara përmes ambasadores në Ukrainë Bridget Brink, ka deklaruar do të vazhdojnë të mbështesin eksportet e grurit nga Ukraina për të arritur tregjet globale brenda kornizës së Iniciativës për drithërat e Detit të Zi.

Në një takim në Stamboll më 17 nëntor, Ukraina, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të zgjasin Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi për 120 ditë të tjera. Që nga 1 gushti, kur filloi Iniciativa e Drithërave, Ukraina ka eksportuar më shumë se 11 milionë tonë produkte bujqësore në 38 vende