E kishte barkun e fryrë, mjekët zbulojnë 8 embrione brenda barkut të një të porsalinduri

Një vajzë në Indi ka lindur me tetë embrione brenda saj, kanë pohuar në mënyrë sensacionale mjekët.

Vajza mendohet se i ka ‘përthithur’ ato derisa ishte në bark.

Rritjet e keqformuara, të përshkruara nga mediat lokale si embrione, u vunë re vetëm pas testeve për të kontrolluar pse stomaku i saj ishte kaq i fryrë

Zakonisht shfaqet te binjakët identikë, ku njëri padashje formohet brenda tjetrit.

Nuk është e qartë se sa të zhvilluara ishin embrionet.

E kishte barkun e fryrë, mjekët zbulojnë 8 embrione brenda barkut

Në mënyrë të pabesueshme, disa raste të fetusit në fetus në të kaluarën kanë parë fetuse të keqformuara të kapsuluara me flokët dhe organet e tyre gjenitale.

Vajza, e cila nuk u identifikua, iu hoqën tetë embrionet në një operacion 90-minutësh.

Ajo u krye muajin e kaluar në Spitalin dhe Qendrën Kërkimore të Fëmijëve Rani të qytetit, afërsisht tre javë pasi lindi.

Dr Mohammed Imran fillimisht dyshoi se ajo kishte një tumor.

Fetusi-në-fetus shkaktohet nga ndarja jo e plotë e binjakëve. Megjithatë, mjekët nuk e dinë saktësisht se si ndodh kjo.

E kishte barkun e fryrë, mjekët zbulojnë 8 embrione brenda barkut

Disa kanë teorizuar se embrioni i shëndetshëm lidhet me nënën nëpërmjet placentës, ndërsa tjetra lidhet me enët e gjakut të binjakëve. Ndërsa binjaku më i madh rritet, binjaku më i vogël përthithet në barkun e tyre.

Shkencëtarë të tjerë kanë sugjeruar se kjo ndodh si rezultat i ndarjes së vonë të qelizave.

Megjithatë, në të kaluarën, rastet janë klasifikuar si një lloj teratoma, një tumor i pazakontë që mund të përmbajë qime, muskuj dhe kocka.

Përshkrimi i parë i 'fetusit-në-fetus' erdhi në British Medical Journal në 1808.