Burri vret gruan me thikën e kuzhinës dhe më pas vetëvaret në mbikalimin e autostradës

Një 56-vjeçar i identifikuar si Rodolfo Anastasio, vrau gruan e tij 55-vjeçare, Paola Larocca dhe më pas u vetëvra.

Burri e goditi gruan në agim me një thikë kuzhine. Ngjarja ndodhi në San Mango Piemonte, Salerno.

Më pas ai u largua nga shtëpia dhe kreu vetëvrasje duke u vetëvarur në një mbikalim të autostradës.

Në përpjekje për të ndaluar babanë, njëri nga dy djemtë mbeti i plagosur në dorë, ndërsa tjetri shpëtoi gruan, duke e transportuar në spital ku mbërriti pa ndjenja.

Menjëherë pas kësaj, zemra e saj pushoi së rrahuri. Karabinierët e Salernos po hetojnë rastin.

Çifti ishin të njohur edhe në Salerno ku drejtonin një biznes restorantesh.