Qëllohet me armë drejt Audit në Berlin, plagoset 55-vjeçari shqiptar nga Kosova

Në Friedrichsfelde, një i panjohur qëlloi me armë në drejtim të një Audi ku ndodhej një shqiptar nga Kosova. Më pas autori ka mundur të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 13:30 të së mërkurës pasdite, disa të shtëna papritmas u qëlluan në Dolgenseestrasse në Berlin, Friedrichsfelde .

Një i panjohur hapi zjarr ndaj një Audi që kalonte nga trotuari. Burri ka qëlluar disa herë në mjet, duke goditur drejtuesin 55-vjeçar shqiptar. Sipas informacioneve ai ka marrë një plumb në shpatull.

Shoferi i plagosur rëndë u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital. Në automjet nuk kishte persona të tjerë. Autori ka mundur të largohet në drejtim të panjohur.

Për shkak të dyshimit për një vrasje, hetimin e mori një komision i vrasjeve. Sipas policisë nuk ka prova për krim klanor.