SHBA, makina goditi 22 policë të rinj në Kaliforni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2022, 21:24

Një i ri duke drejtuar makinën në drejtim të kundërt të trafikut përplasi 22 oficerë të rinj policie të cilët ishin jashtë për një stërvitje në mëngjes në një rrugë në qytetin Whittier, Kaliforni.
Rrjedha e furishme e makinës ka ndaluar në një shtyllë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi 22-vjeçar.
Kosova e “re” ndalet në barazim me 4 gola në “Fadil Vokrri”
16 Nëntor, 21:15
“Në total janë lënduar 23 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles në një postim në Tëitter.
Shoferi, i cili ndodhet në spital në paraburgim, iu nënshtrua analizave të frymëmarrjes, por u konstatua se nuk ishte nën efektin e alkoolit.

