8600 vite burg për ‘telegurun’ që u shfaq me bukuroshe gjysmë të zhveshura në Turqi

Një gjykatë e Stambollit ka dënuar liderin e kultit të televangjelistit "guru" Adnan Oktar me më shumë se 8600 vjet burg pasi u dënua për një sërë krimesh, përfshirë sulmin seksual.

60-vjeçari Oktar, i njohur më shumë me pseudonimin Haroun Yahya, mori famë duke prezantuar një emision në një kanal online në të cilin shfaqej i rrethuar nga vajza të reja gjysmë të zhveshura, të cilat i quante “kotele”.

I arrestuar në korrik 2018, ai u dënua me 8,658 vjet burg me akuza përfshirë sulmin seksual, vjedhjen e identitetit dhe heqjen e lirisë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Turqisë, Anadolu.

I njëjti dënim u shqiptua për dhjetë të bashkëpandehurit, anëtarë të organizatës së tij.

Oktar u dënua fillimisht në janar 2021 me 1075 vjet burg, përpara se vendimi të anulohej nga një gjykatë e apelit.

Jashtë vendit, Oktar u bë i famshëm pasi botoi një "Atlas të Krijimit" në të cilin ai hodhi poshtë teoritë evolucionare.

8600 vite burg për ‘telegurun’ që u shfaq me bukuroshe8600 vite burg për ‘telegurun’ që u shfaq me bukuroshe