Piu 12 pije energjike në 10 minuta për t'iu bërë përshtypje kolegëve, ja çfarë ndodhi me 36-vjeçarin

Një 36-vjeçar për pak sa nuk humbi jetën pasi piu 12 pije energjike në dhjetë minuta, për t'iu bërë përshtypje kolegëve.

Niveli  i lartë i sheqerit, kafeinës dhe kimikateve në pije dëmtuan pankreasin e tij.

Historinë e 36-vjeçarit e ndau një mjek në YouTube .

Mjeku Bernard Hsu, tregoi se ai menjëherë pasi ai konsumoi të 12 pijet energjike, nuk u ndje mirë. Për të paktën një ditë, nuk mundi të hante apo pinte. Pasi u paraqit në spital mjekët kuptuan se pankreasi i tij kishte pësuar dëmtime të mëdha.

Hsu paralajmëroi njerëzit që të jenë të kujdesshëm me marrjen e pijeve energjike. 

Ndërkohë, komentuesit në YouTube morën disa mësime të rëndësishme nga klipi. Një përdorues, Jack, tha: "Një mësim i madh për të marrë nga këto video është t'i tregoni gjithmonë mjekut tuaj se çfarë keni bërë, edhe nëse është e turpshme."