Zeka: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë axhendë për të përçarë Tiranën dhe Prishtinën
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Miliam Zeka u shpreh se Prishtina dhe Tirana kurrë nuk kanë qenë kaq të armiqësuara politikisht.
Ai tha se ekskluzivisht kjo me meritën e Kurti dhe Osmanit, të cilët e kanë në axhendë për të përçarë Tiranën dhe Prishtinën.
Zeka: Prishtina dhe Tirana kurrë nuk kanë qenë kaq të armiqësuara politikisht. Ekskluzivisht kjo me meritën e Kurti dhe Osmanit. Ka një grazhd serbo-ruso-grek që ushqen analistë dhe politikanë në Tiranë dhe Prishtinë. Kemi dy grupe në Kosovë: njëri që flet shqip dhe mendon serbisht dhe një pjesa tjetër, elita intelektuale që çdo integrim e sheh përmes Tiranës.
Këto dy grupe janë bërë bashkë. Vjehrri i Vjosa i Osmanit ka qenë pjesë e partisë së Millosheviçit në Gjilan. Kurti asnjëherë nuk ka sqaruar si ka mundësi që intelektualë të kalibrit si Ukshin Hoti dhe këtij i jepet mundësi që të japë intervistë nga burgu. E dashura e tij e ka qenë vajza e ministrit të punëve të brendshme të Millosheviçit. Kurti dhe Osmani e kanë axhendë për të përçarë Tiranën dhe Prishtinën.

