PDK kërkon shtyrjen e vendimit për targat, Krasniqi: Të respektohet kërkesa e SHBA-ve
Duke shprehur mbështetjen për planin franko-gjerman si i vetmi instrument për çuarjen përpara të Kosovës, lideri i PDK i bën thirrje qeverisë Kurti, që të koordinohet me partnerët ndërkombëtare, për zgjidhjen e situatës anormale në veri të vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në lidhje për situatën në veri duhet të merren parasysh kërkesat e Shteteve të Bashkuara për shtyrje të vendimit për targat ilegale.
Zoti Krasniqi thotë se vendimi i qeverisë Kurti po shpërbën procesin e integrimit të minoritetit serb në veri.
Sipas tij plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut me Serbinë, megjithëse nuk është i lehtë për t’u pranuar.
Duke e quajtur situatën në veri anormale, Krasniqi kërkon nga kryeministri Kurti bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë për zgjidhjen e ngërçit.
Kujtojmë që më herët, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e quajti situatën në veri të paprecedentë dhe për këtë kërkoi një interpelancë me zotin Kurti si dhe shtyrje të vendimit për targat.