Biden takim me liderët aziatik për armët bërthamore të Koresë së Veriut
Korea e Veriut dhe Kina ishin në qendër të vëmendjes së takimeve të presidentit amerikan Biden në Azi. Japonia dhe Korea e Jugut po përgatisin skemën, së bashkua me amerikanët, për të parandaluar rrezikun e raketave balisitike koreanoveriore.
Armatimi bërthamor i Koresë së Veriut dhe testet bërthamore të saj kanë tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan gjatë turit të tij aziatik.
Udhëheqësit e Japonisë, SHBA-së dhe Koresë së Jugut u takuan të dielën në Kamboxhia dhe diskutuan për kërcënimet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.
Përpara bisedimeve trepalëshe në kryeqytetin kamboxhian Phnom Penh, presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi bisedime dypalëshe me kryeministrin japonez Fumio Kishida.
Kishida, Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, biseduan për të forcuar parandalimin kundër Koresë së Veriut dhe raketave të saj balistike.
Ndërkohë, Biden të dielën riafirmoi angazhimin e vendit të tij ndaj rajonit të Indo-Paqësor dhe theksoi rëndësinë e lirisë së lundrimit në detet e Kinës Lindore dhe Jugore.
Samiti i Azisë Lindore prej 18 anëtarësh filloi mes tensionesh të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Kinës mbi pretendimet detare të Pekinit në Detin e Kinës Jugore dhe presionin ndaj Tajvanit, ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të kryejë teste raketash balistike.
Gjatë ngjarjes, Biden komentoi marrëdhëniet SHBA-Kinë, duke nënvizuar se vendi i tij do të "konkurojë fuqishëm" me Kinën. Ai tha gjithashtu se shpreson të mbajë linjat e komunikimit të hapura midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në mënyrë që konkurrenca të mos kalojë në konflikt.

