Zeka: Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit, ka qenë kundër pakos së Ahtisarit

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Miliam Zeka u shpreh se Albin Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit dhe gënjeshtrës. 

Sipas tij, Kurti ka nxjerr në sheshet e Kosovës për tu vrarë djem e vajza, kundër pakos së Ahtisarit dhe jo Vuçiçit.

Zeka: Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit dhe gënjeshtrës si dhe mohimit të çdo gjëje reale që na e ka sjellë Kosovën në një shtet të pavarur. Ai ka abuzuar dhe ka gënjyer. Kurti asnjëherë nuk është ngritur në këmbë për tu betuar si deputet kur është lëshuar himni i Kosovës dhe para flamurit të Kosovës.

Ai ka nxjerr në sheshet e Kosovës për tu vrarë djem e vajza, kundër pakos së Ahtisarit dhe jo Vuçiçit. Ai ka thënë se kjo pako nuk siguron pavarësinë Kosovës. Ai ka bërë luftë kundër Zajednicës dhe mallrave serbe, ndërkohë në këtë vit mbi 600 milionë euro janë blerë mallra serbe.