Zelensky: Nëse Moska hedh në erë digën, i shpall luftë botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 16:38
"Çdo përpjekje e forcave ruse për të hedhur në erë digën e hidrocentralit Kakhovka, duke përmbytur territorin ukrainas dhe tharjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, do të nënkuptojë se Moska po i shpall luftë botës në tërësi": tha Presidenti Volodymyr Zelensky, siç raportohet nga Kyiv Independent.
Sipas analistëve ushtarakë, Rusia mund të përpiqet të hedhë në erë digën Kakhovka për të mbuluar tërheqjen e saj dhe "të parandalojë forcat ukrainase që të ndjekin forcat ruse thellë në rajonin e Khersonit".
